Prishtinë, 30 tetor − Para tre vjetësh sopranoja Marigona Qerkezi mori vëmendjen e teatrove italiane kur doli fituese e konkursit ndërkombëtar operistik “AsLico”, që u dedikohet këngëtarëve të rinj lirikë të Evropës.
Triumfi në garën prestigjioze që mbahet në Como të Italisë, e ka rikthyer në skenën e teatrit të operës së këtij qyteti. Të dielën mbrëma, Qerkezi – e cila po bën karrierë ndërkombëtare dhe viteve të fundit goxha shpesh ka performuar para audiencës italiane – e ka ndarë skenën me baritonin shqiptar Gëzim Myshketa. Dy shqiptarët kanë interpretuar duetin Lucias dhe Enricos, shkëputur nga opera e njohur “Lucia di Lammermoor” e Gaetano Donizettit, në mbrëmjen që shënoi 70-vjetorin e “As.Li.Co”. Të dy u ftuan për t’u bërë pjesë e koncertit jubilar si ish-fitues të këtij konkursi/E.Berisha (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
{gallery}
-
Rrugëtimi i dyshes kosovare në “Operalia” përfundoi në gjysmëfinale
-
Marigona Qerkezi dhe Elbenita Kajtazi, gjysmëfinaliste të garës OPERALIA
-
Marigona Qerkezi në garë për çmimin “Operalia”
-
Qerkezi, artistja e re premtuese që e vuri Kosovën në hartën e konkursit italian
-
Sopranoja Marigona Qerkezi me çmim special në “Portofino”