Super-romani, që lirisht mund të quhet roman i volumit të vogël (ka gjithsej 112 faqe) me titull të shkurtër e të qartë, “Centre”, (Qendra) i Philippe Sollers ma prishë për cazë terezinë. Për disa gradë ma shton temperaturën, për disa shkallë ma ngre kriterin e naivitetit tim fluturues, sikur me qorton: pa nguti në vlerësim!
Ka letërsia vepra e kryevepra që të lënë pa dy fije mendsh. Që lapsin ta ngrijnë ose ta rrëmbejnë nga dora krejt e nuk ta kthejnë kurrë më. Me veshët e mi e dëgjoj Yann Moix, një tjetër shkrimtar të madh francez, në një emision shumë të shikuar televiziv francez, tek thotë: Philippe Sollers është shkrimtari më i mirë i gjallë i letërsisë se re franceze!, shkruan sot Bajram Sefaj në Koha Ditore.
Kjo mjafton që, të nesërmen me sabah, të gjendem në FNAC (Fédération National des Auteurs et des Compositeurs), e blej dhe, me kënaqësinë më të madhe, i koptisëm leximit me pasion. Me pasion, njëmend. “Centre” sikur të ishte shkruar jo vetëm për mua, por edhe për shumë e shumë të tjerët, të njëjtit fat me timin, kur gjuhën frënge nuk e kemi gjuhë të nënës. Leximi në origjinal e ballafaqon lexuesin me një mori sikletesh, siç janë siklet pengesat në shtigjet e vrapimit!
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Me rreth 30 mijë vizitorë mbyllet Panairi, fluks më i vogël këtë vit
-
Panairi – kontrasti midis adhurimit të librit dhe festës që venitet
-
Panairi i Librit – thirrja e përvitshme për lexim dhe refreni për kushte
-
Panairi i Librit hapet me mesazhe për më shumë lexim
-
“Një zbulim i vërtetë, ky shkrimtar është i madh”