Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Qendra ku bashkohen rrëfime e dëshmi për luftën në Kosovë

“Ajo që përfundimisht ka ndodhur në Kosovë mund të thuhet se ishte thjesht një krim që pritej të ndodhte, mirëpo që ishte shtyrë”, është deklarata e prokurorit Geoffrey Nice, në Tribunalin e Hagës, gjatë gjykimit të Slobodan Milosheviqit.

Me këtë edhe nis prologu i dokumentarit “TPNJ: Rasti i Kosovës 1998-1999; Hetimet, rekonstruktimi dhe ndjekja penale e krimeve”, shkruan sot “Koha Ditore”. Momentet e para të fillimit të luftës, krimet e serbëve kundër shqiptarëve, dhe më pas gjykimet në Hagë, vijnë përmes nëntë ekraneve ku secili prej tyre sjell një pjesë të rëndësishme të historisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prologu” shfaq krimin që pritej të ndodhte, “Hetimet” sjellin atë që rrëfen hetimin e vonuar të vendit të krimit, pasojnë kapitujt për eksodin e fundit të shekullit XX, të mbijetuarit nga fushat e vrasjeve në Kosovë, fshehja e provave, pengimi i hetimeve dhe dy epilogë gjyqësorë.

Këto fakte të sjella përmes fotografive, incizimeve dhe raporteve të ndryshme janë të mbledhura në Qendrën e Dokumentimit – Kosovë, e cila i hapi dyert në fund të shtatorit të këtij viti në bodrumin e bibliotekës së qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.