Prishtinë, 15 tetor – Me gjithë shtyrjen e protestës, të hënën qytetari Nexhmedin Llapashtica ka dalë para Ambasadës së Suedisë në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Me një pankartë në dorë, ai dhe katër miqtë e tij kanë qenë të vetmit që kanë protestuar ndaj ndarjes së çmimit “Nobel” për letërsi shkrimtarit nga Austria, Peter Handke.
Prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës brenda kangjellave të hirta të “Sveriges Ambassad”, disa pjesëtarë të KFOR-it italian dhe një numër i madh mediash kanë qenë në shpërpjesëtim të plotë me protestën e vakët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtestuesi kryesor, Llapashtica, ka kërkuar nga Ambasada e Suedisë që të marrë “gjëra konkrete” ndaj vendimit të Komitetit të “Nobelit”.
“Me sa duket e gjithë Evropa është symbyllur ndaj një populli që pësoi lëndime nga të gjithë. E tash po pëson edhe në paqe”, ka thënë ai.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")