Gjashtë programet kryesore antishqiptare të Serbisë, të hartuara për zhdukjen e shqiptarëve dhe spastrimin etnik të Kosovës, janë përkthyer nga origjinali serbisht në gjuhën shqipe, prej Flaka Surroit.
Të botuara nga KOHA në një botim përmbledhës me titull “Politika serbomadhe prej Garashaninit deri te akademia”, ky libër për herë të parë sjell në një botim me 245 faqe, tekstet e plota të shqipëruara nga origjinali serbisht, i gjashtë programeve kryesore antishqiptare të Serbisë, nga “Naçertanie” (1844) deri te “Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë” (1986).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHistoriani nga Universiteti i Prishtinës, Selim Bezeraj, ka diskutuar për historinë e këtyre programeve dhe lidhjeve mes shtetit të Serbisë, Kishës Serbe dhe Akademsë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, në emisionin CODEX të KTV-së.