Babai dhe nëna e shkrimtarit dhe përkthyesit Abdul Latif Arnauti vendosën në Damask që lidhjen e nyjshme me vendlindjen ta mbanin nëpërmjet gjuhës. Shqip flitej përherë në shumicën e familjeve shqiptare në atë që do të njihej prej atëherë si Lagja e Arnautëve në kryeqytetin sirian. Ngjashëm i referoheshin edhe xhamisë së lagjes, “Xhamia e arnautëve”. Madje, ruajtja e shqipes do t’u kushtonte fëmijëve me ngelje në klasë të parë nëpër shkollat lokale, shkruan sot Koha Ditore.
E nëna analfabete e Arnautit do t’i mblidhte nga rruga të vegjlit e lagjes për t’iu folur për shqipen. Ajo ishte nga Ferizaj e babai nga Vushtrria. Abdul Latifi është njëri prej katër fëmijëve të Arnautëve, përfshirë piktorin e ndjerë, Abdulkadër, shkrimtaren Ajshe dhe motrën tjetër, Hatixhen, për të cilën Abdul Latifi shpreh keqardhje që burri hoxhë menjëherë pas martesës ia ndaloi të shkruante.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbdul Latifi do të punonte paralelisht fort në shkollë me arabishten. Aty edhe do të shquhej me shkrimet e tij. Një mësimdhënës do ta nxirrte para tabelës për t’ia lexuar klasës hartimin shkollor, të vlerësuar si më i miri.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.