Vizitorët e Panairit të Librit në Frankfurt edhe sivjet patën mundësi të vizitojnë shtandin e shtetit më të ri të Evropës, Kosovës. Shtandi i ngritur nga Shoqata e Botuesve të Kosovës prezantoi 120 tituj dhe 17 shtëpi botuese. Krahas prezantimit të letërsisë kosovare, këtë vit, në edicionin e 69-të të panairit më të madh të librit në botë, u promovuan pesë libra, shkruan sot Koha Ditore.
“Territori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, 1844-1999” i Nusret Pllanës ishte një prej tyre. Të shtunën, u promovuan përmbledhja me poezi “Atdheu im i ngrysur” e Ismail Sylës dhe ajo e Çun Lajçit “Përgjim e fjalë”, romani “Lotët e Trëndafiles”, Barbara-Burbuqe Heim dhe “Kosova Mon Amour”, që sjell artikuj të zgjedhur mbi luftën e Kosovës nga Klara Buda. Pas promovimit u shfaq dokumentari “Dëshmitë e heshtura” që flet mbi masakrën në Krushë të Madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një njoftim në faqen zyrtare në Facebook të “Panairit të Librit - Prishtinë” është shkruar se stenda e Kosovës ka ofruar një larmi botimesh.
“Prania e Kosovës në këtë Panair, me stendën e saj është shumë e rëndësishme për afirmimin kulturor të shtetit tonë të ri. Stenda e Kosovës, që është edhe libraria më e madhe shqipe e Frankfurtit këto ditë, ju ofron një larmi botimesh të reja të sjella enkas për ju”, shkruhet në faqen që menaxhohet nga Shoqata e Botuesve e Kosovës, e cila në ngjarjen e madhe të librit sivjet u prezantua për të 19-ën herë.
E shtuna, një ditë para përmbylljes së Panairit, është përshkruar si një ditë me shumë aktivitete në shtandin e Kosovës.
“Një ditë me shumë aktivitete, sot. Patëm kënaqësinë t'i mirëpresim kaq shumë bashkëpatriotë, lexues, shkrimtarë, studiues, gazetarë. Kosova, ky emër dinjitoz, përfaqësuar dinjitetshëm në Frankfurt”, ka përshkruar ShBK-ja.