Muzika rock shpesh prodhohet dhe shijohet nën presionin e ndrydhjeve sociale, dhe kultura e shtypur e Nigerisë postkoloniale ishte një ambient i përsosur për të. Në vitet nëntëdhjetë dhe dymijë, tinejxherët të cilët refuzonin politikën e vendit për kufizime në veshje, dukje fizike dhe sjellje, bënë që të përqafonin prurjet e punkut dhe metalit amerikan.
Pamjet e rioshëve perëndimorë që po shkriheshin në vallëzim nëpër salla koncertesh, me lëvizje të rrëmbyeshme trupi, teksa po përjetonin lirshëm muzikën, ishin një mundësi për arratisje shpirtërore.
Shumë prej këtyre nigerianëve të rinj po dëgjonin për herë të parë bendet e adhuruara të fillimviteve dymijë – “Linkin Park”, “Evanescence”, “Paramore”, “Fall Out Boy” – nëpërmjet internetit, duke formuar kështu një komunitet digjital nëpërmjet ndarjes së muzikës së pëlqyer. Ata vendosën ta quanin vetën “Gothics”, një kompozitë gjuhësore që paraqet bindjet e rrënjosura thellë dhe aspektin estetik nga nënzhanret e ndryshme të rockut, përfshirë veshjet në të zeza, grimin e ashpër dhe fiksimin me vdekjen.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Jazzi si akt sfidimi në Gjermaninë naziste
-
Vetitë pozitive të muzikës në shëndet
-
Meeting Gil Scott-Heron: A Night When a Musician Restored My Faith in Humanity
-
Takimi me Gil Scott-Heronin, gjigantin e ndërgjegjes
-
Thashetheme të rreme e vrasje reale – Kriza vdekjeprurëse e dezinformimit shëndetësor në Kongo