Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Politika njësoj si arti, është vegël për të transformuar realitetin

Mehmet Behluli u lind më 21. 11. 1962. Ka studiuar në Prishtinë dhe Sarajevë. Prej vitit 1995, i punësuar në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti i Arteve.

Me karrierë të respektueshme artistike ndërkombëtare. Jeton dhe vepron në Prishtinë. Nga vitet ‘90 i angazhuar në jetën shoqërore në Prishtinë dhe më gjerë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky angazhim i tij është zhvilluar kryesisht në ndërtimin e një ambienti të shëndoshë, tolerant, plural, duke i përkrahur, sidomos njerëzit e rinj, në ndërtimin e personaliteteve dhe individëve të fuqishëm, me përgjegjësi individuale ndaj shoqërisë dhe rrethit ku vepron.

Bashkëpunimi me universitete të famshme, si ai i Strasburgut, Frankfurtit, Vjenës, Sorbonës, Linzit të Austrisë, Bauhaus-Weimar të Gjermanisë etj., si dhe bashkëpunimi me artistë, historianë, kuratorë, teoricienë, filozofë, sociologë, nga më të rëndësishmit në nivel botëror, u hapën mundësitë që artistët e rinj të Kosovës ta kenë mundësinë të shprehen sa më lirshëm, dhe sipas mendimit të njerëzve relevantë nga regjioni evropian dhe bota, me sukses të jashtëzakonshëm.

Gjatë këtyre viteve, anëtar i shumë komisioneve, këshillave artistike, bordeve të institucioneve artistike dhe kulturore tek ne, dhe jo vetëm tek ne.

Behluli është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Arti. Është thënë sa e sa herë se nuk ekziston një definicion i vetëm apo një definicion gjithëpërfshirës mbi artin.

Edhe Arti e kultura hapin rrugë për ballafaqim me të kaluarën Kulturë Arti e kultura hapin rrugë për ballafaqim me të kaluarën

Secili e definon në mënyrën e vet. Unë e di një gjë dhe jam i sigurt për të; arti nuk është zbukurim - për ta zbukuruar ambientin ku jetojmë dhe punojmë; arti nuk është i bukur (ose nuk është vetëm i bukur) ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.