Agim Vinca është poet i dorës së parë, epitet ky që u përket vetëm të rrallëve - atyre në poezinë e të cilëve artikulohen koha, historia dhe metafizika: Ajo që poetët e mëdhenj, ashtu si alkimistët e mëdhenj, e shndërrojnë në përjetësi.
Vinca është një alkimist i tillë, që përditshmërinë, ndonjëherë edhe gjërat e parëndësishme i shndërron në poezi të madhe, duke dëshmuar se nuk ka të gjëra të parëndësishme, sepse secili çast është i rëndësishëm për përjetësinë, kurse secili send dhe secili njeri për rendin e gjithmbarshëm në natyrë dhe gjithësi, shkruan sot Koha Ditore.
Nga takimi me plepat e vendlindjes, kuvendimi me ta, deri te biseda me të birin për Atdheun dhe për kuptimin e tij, biseda me motrën e vdekur, me biçikletën, me policët në kufi... Ç’është Atdheu?, pyetje e thjeshtë në shikim të parë, por përgjigjja është qenësore – Atdheu është gjithçka. Pyetja fare e lehtë në dukje, nuk ka përgjigje konkrete. Kush e ka definuar atdheun?
Atdheu është dheu ku kemi lindur
Është trualli i të parëve tanë…
Edhe
Një copë histori Kosove me sytë e Homerit!
Palestina jonë.
Atdhe është qielli, toka, ajri…
Pulëbardhat që fluturojnë në bregdet.
Retë. Fluturat. Yjet. Zogjtë.
Atdhe je ti. Unë. Ne të gjithë.
Ç’është atdheu, baba?
Edhe
“Magjia e ligjërimit” si rrëfim personal në formë kujtimesh
Më pyet sërish im bir.
Si t’i përgjigjem?
Ç’t’i them?
Kur nuk më pyesin, e di.
Kur më pyesin, s’e di.
Çudi!
Edhe
Vinca për testamentin: Çdo shkrim i Rexhep Qosjes lë mesazhe
1987-/Leksion i vogël për atdheun/
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)