Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Podujeva përmendet që në vitin 1455

Podujeva përmendet në vitin 1455 dhe i kishte 43 shtëpi.

Podujeva është udhëkryq në mes të Kosovës dhe Toplicës dhe këto rrugë ishin me qendra të tjera. Nëpër Podujevë lidhet magjistrala e rrugës Nish – Prishtinë etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Podujeva është bërë çiflig i Sali Beut Gjinollit. Në Podujevë deri në vitin 1912 kishte vetëm banorë shqiptarë dhe pak romë, transmeton PodujevaPRESS.

Nga shqiptarët muhaxhirë disa kanë ardhur në fillim, kurse shumica më vonë; tash këtu janë: Arbanashët, Bajçinovcët, Babatincët, Beselicët, Bugujevcët, Breznicët, Buçincët, Bunjakët, Dabinovcët, Gërgurët, Govorët, Gjakajt, Igrishtët, Kastratët, Klisuricët, Kërtokët, Kutleshët, Lepajët, Lipovicët, Lushakët, Lumnicët, Llaloshët, Maçastenët, Markovcët, Maqedoncët, matarovët, Mehanët, merovcët, Mërnicët, Nesushët, Oracët, Parduzët, Paçaradët, Përveticët, Plakollët, Podvoricët, Prestreshët, Raçët, Rakovicët, Ratkocerët, Restelicët, Rukovcët, Rudarët, Sogojevët, Simnicët, Stasasellët, Sijarinët, Sekiraqët, Sollovët, Surdullët, Svishët, Svarqalinjtë, Shamallukët, Shatrollët, Tashevcët, Tërmkollët, Tullarët. Toçanët, Visokët, Tovorlanët, Zhegrovëtetj.