Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Platforma Kulturore e Kosovës 2019+” mundësi për teatrot e qyteteve

Prishtinë 16 prill – Në kohën kur teatrot e qyteteve të Kosovës janë rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të krizave, një pikë kthese për disa prej tyre është lajmi i qendrës “Multimedia”, që ka nisur “Platformën Kulturore të Kosovës 2019+”.

Komponentët kryesorë të kësaj platforme janë prodhimi i shfaqjeve të reja dhe turneu i tyre nëpër Kosovë, rajon dhe në sferën ndërkombëtare përmes “Kosovo Theatre Showcase 2019”, mbështetjen e festivalit ndërkombëtar të letërsisë – “Polip”, si dhe mbështetjen artistike dhe infrastrukturore për industrinë e teatrit në Kosovë. Njëherësh kjo platformë përfshin mbështetjen e teatrove lokale, me fokus në teatrot e Gjilanit dhe të Ferizajt. Ato do të mbështeten përmes përmirësimit të aftësive teknike dhe kreative të stafit teatror, si dhe promovimit të shfaqjeve të prodhuara.

Përmes partnerëve ndërkombëtarë, programi do të ftojë ekspertë të ndryshëm, për të trajnuar dhe avancuar stafin kreativ dhe teknik në këto teatro lokale, duke përmirësuar kështu aftësitë e përgjithshme teknike të ekipeve prodhuese, dhe në këtë mënyrë edhe cilësinë e përgjithshme të shfaqjeve.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")