Përdorimi i teknikave të ndryshme ka rezultuar me 30 piktura të reja. Secila prej tyre ka target kohën. Koha në krijimtarinë artistike të piktores ferizajase, Lebibe Topalli zë vend të veçantë.
“Koha” është cikli i saj, ku në vepra shihen, ora, figura njerëzish që nëpërmjet brushës janë transformuar si qenie që po ndjekin kohën, por ka edhe raste kur duket se ajo u ka ikur. Orët vijnë edhe gjysmake. Ngjasojnë me relikte që më nuk masin kohën. Krejt kjo është një thirrje e artistes, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTopalli, që është goxha aktive në krijimtari, ka për synim që nëpërmjet artit të bëjë thirrje për shfrytëzimin sa më racional të kohës.
“Njerëzit duhet ta shfrytëzojnë atë”, thotë Topalli, e cila ka përfunduar studimet themelore në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe nivelin master në Fakultetin e Artit në Prishtinë, e aktualisht punon në shkollën e mesme të muzikës “Çesk Zadeja”, në Ferizaj.
Ekspozita në “Cite du Temps”
Në ditën e 18-të të janarit, në galerinë “Cite du Temps” (Qyteti i kohës) në Gjenevë, Topalli ka hapur ekspozitën personale “Koha”, ku deri me një mars, veprat e saj do të qëndrojnë të ekspozuara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)