Fituesi i çmimit “Kadare 2017” për letërsinë shqipe do të shpallet gjatë Ditëve të Razmës, në fund të majit, mes gjashtë autorëve finalistë, që u përzgjodhën dje nga juria, transmeton KultPlus.
Juria e çmimit “Kadare” në letërsi, një çmim prej 10 mijë euro që akordohet nga Instituti Evropian Pashko me mbështetjen e Universitetit Evropian të Tiranës, ka ngushtuar listën e konkurrentëve, dy javë para vendimit për fituesin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuria u mblodh dje, ku katër anëtarët e saj, Ylljet Aliçka, Mirela Oktrova, Ledia Dushi dhe Agim Baçi dhe kryetari i jurisë, shkrimtari Bashkim Shehu, në video-konferencë nga Spanja, pas diskutimeve dhe një votimi të fshehtë arritën të ngushtonin listën e finalistëve me 6 autorë nga 36 autorë që konkurruan këtë vit me dorëshkrimet e tyre.
Lista e autoreve dhe titujt e veprave mes të cilëve do të zgjidhet fituesi janë:
Musa Ramadani – Profeti nga Praga (roman)
Virion Graçi – 800 hapa larg Veneres (roman
Arben Kastrati – I dashuri unë (roman)
Mimoza Ahmeti – Tutori (roman)
Ardian Haxhaj – Vegim (roman)
Brajan Sukaj – Viti i Elefantit (roman)
Ledia Dushi, koordinatore e çmimit Kadare, duke folur mbi punën e jurisë dhe prurjet e këtij viti në konkurrim tha se “në fazën e parë u përzgjodhën 36 vepra nga të cilat 7 vepra ishin nga autore femra, shkruan mapo.
Pas votimit të fshehtë të jurisë u selektuan 6 autorë, disa prej tyre të njohur tashmë dhe autorë të rinj në letërsinë shqipe”.
Çmimi i madh do të shpallet gjatë ditëve letrare të Razmës, që mbahen më 26-27 -28 maj.
Këtij evenimenti këtë vit i bashkëngjitet edhe konferenca shkencore për letërsinë, me temë “Kujtesa dhe letërsia”, organizuar nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve për Publikun në UET.