1. Në fund të shkretëtirës, e nxorën ligjin: Nuk ka më ligj, as ligje për ta privatizuar Kosovën. Tani kur kanë mbetur vetëm nevojtoret pa u privatizuar. Gjatë luftës e pasluftës, çka ka ndodhur me ne nuk e di as djalli. Zoti na ruajt.
Ne asgjë nuk dimë. I varfri nëse vjedh, vjedh një pulë. Dënohet për një pulë. E këta sojlitë tanë të nderuar nuk po e dinë se kur është mjaft dhe ku është fundi. Me famën e tyre patriotike kaluan kufirin e imagjinatës, shkruan sot Rexhep Ferri në Koha Ditore.
2. Tani popullin e mori era. E mbështeti për muri. Pse jo!? Për ta kuptuar nuk është e lehtë. Edhe ata që ndërtuan kisha dhe xhamia na lanë kopilin te dera. Për të adresuar një dalje nga kjo vetëvrasje na ka humbur shembulli i suksesit. Duhet të punojmë: Të gjithë e dimë dhe askush nuk e di.
Për t’i thënë gjërat që janë të pamundura, ky lajm ndoshta është lajm i fundit. Nëse dikush pret një lajm tjetër, lëreni të shkojë të blejë drogë. Kur për mbretërinë e humbur çdo gjë bëhet e pabesueshme për aq sa mund të thuhet se jemi të vdekur, se jemi të gjallë.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)