Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Përtej fantazisë” me 13 piktura në Shtutgart

Vepra të realizuara në teknikë të përzier, me pikturë e dizajn grafik, të artistes kosovare Arbresha Hoxha, për shtatë ditë, zënë vend në janë vënë në hapësirat e Konsullatës së Kosovës në qytetin gjerman, Shtutgart.

Të përmbledhura në titullin “Përtej fantazisë”, veprat të realizuara në teknikë të veçantë, disa prej tyre shpërfaqin imazhe të personaliteteve të njohura publike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspozita e iniciuar në kuadër të diplomacisë kulturore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, është hapur të dielën mbrëma. Veprat e ekspozuara në Gjermani, Hoxha nuk i ka ekspozuar më parë. Kjo është ekspozita e dytë personale që ajo hap jashtë vendit. Ka thënë se për shkak të transportit, nuk ka mundur të dërgojë më shumë vepra.

“Janë gjithsej trembëdhjetë punime, që nuk kanë qenë të ekspozuara më parë. Për shkak të transportit nuk kam dërguar më shumë”, ka thënë Hoxha. Në një gërshetim midis dizajnit, grafikës e pikturës janë edhe disa portrete në mesin e të cilëve edhe ai i Leninit e Picassos. Hoxha ka thënë se prezantimi i punës së saj para audiencës gjermane ka rëndësi për prezantimin dhe imazhin e saj si artiste. Për titullin e ekspozitës ka një shpjegim të thjeshtë.

“Sepse të gjitha veprat janë të realizuara sipas fantazisë sime”, ka thënë ajo.

Hoxha në korrik të vitit 2015, kishte hapur ekspozitë personale në ambiente të bibliotekës së qytetit te Zarës në Kroaci. Aty, Hoxha kishte prezantuar 12 vepra, në ekspozitën me titull “Kubistic Momentus”.

Në të njëjtën vend qe hapur edhe një ekspozitë kolektive e një grupi artistësh të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Hoxha ka përfunduar studimet master për dizajn grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Image