Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Personalitetet 2021/ Norika Sefa: Regjisorja e ndjenjave

Regjisorja Norika Sefa mendon se është në gjenezën e kulturës shqiptare që njerëzit të mos i shfaqin ndjenjat. Kësaj tradite ajo i përgjigjet me të kundërtën – nxjerrjen në pah të tyre. Kështu ndodh edhe te filmi i saj i fundit, “Në kërkim të Venerës”.

Me të bëri që për herë të parë në historinë e Festivalit të Filmit në Rotterdam, një projekt kineast nga Kosova të përfshihet në garën zyrtare.

Karakteri i saj kryesor, Venera, ka shumë pak mundësi për t’i shfaqur ndjenjat e saj. Lëvizjet e saj vëzhgohen nga të gjithë. Sidomos prej një kushëriri që pa durim pret të shohë diçka keq, e t’u tregojë në shtëpi. Epo, Venera nuk është se e ka shumë merak këtë. Regjisorja gjatë filmit shkon duke e shndërruar atë nga një vajzë të turpshme e të urtë në një personazh kryeneç e rebel.

Artikuj të ngjashëm