“Me çfarë të drejte, shteti ndërhyn për të parandaluar falimentimin e bankave?!” Kjo pyetje është ngritur nga botuesja dhe shkrimtarja Flutura Açka, duke folur për mashtrimet e mëdha që bëhen brenda sistemeve bankare.
E ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Açka ka sjellë në emision librin bestseller të gazetarit holandez Joris Luyendijk, “Hienat bankare”.
Ky libër, titulli origjinal i të cilit është “Të notosh me peshkaqenë”, është një udhëtim në sistemin bankar të Londrës.
“Hienat bankare” është një studim antropologjik mbi prapaskenat e sistemeve bankare dhe atë çfarë dijnë njerëzit se ç'ndodh me kursimet dhe paratë e tyre në përgjithësi.
Përveç këtij libri, Açka ka folur edhe për dy romane të botuara në shqip prej saj: “Sërish dashuri” nga nobelistja angleze e vitit 2007, Doris Lessing dhe “Flokëkuqja” nga nobelsiti turk i vitit 2005, Orhan Pamuk.
Bisedën e plotë të shkrimtares Açka me gazetarin Durim Abdullahu në CODEX, mund ta shihni në videovegzën e mëposhtme.