“Vajtën më shumë se gjashtë dekada që po kërkojmë me ngulm “atë të bekuar”, dramën shqipe”,-këtë po mendoja tek kthehesha nga Festivali i Dramës Shqipe në Gjilan të Kosovës, thuajse i vetmi aktivitet teatror ku vihet theksi parësor për gjininë në fjalë, si kusht pjesëmarrje. Fort bukur! Se, t’u heqësh kapistallin kuajve ne lëndinë, ata marrin arratinë, pa një, pa dy! Dhe skenat e teatrove, thuajse i “mbytë” dramaturgjia e huaj, e cila bëhet zotëruese , duke e “varrosur” gradualisht Teatrin Kombëtar, që formësohet vetëm nga drama shqipe! Vetëm ajo do ti japi skenave tona koloritin, shpirtin dhe frymën, bile edhe kur në to do të ngjitet drama e huaj, me interpretimin e aktorit shqiptar, i përgatitur nëpër këto tipare, vlera thelbësore,në temperamenin tonë mesdhetar. Është pikërisht ajo fjalë emblematike që thoshte Cvajku për Aleksandër Moisiun, si “njeri i jugut, që sjell me vete diellin e vendit të tij!”
Kush i solli dramat e para shqiptare?
Pa patur ende një teatër profesionist, dekada më parë, kur edhe lëvizja tetrore amatoreske, qe tepër sporadike, eshtë folur vetëm për një Teatër Folkklorik, para se të kishim dramën e pare “Emira” të Santorit, dramën “Besa” të Sami Frashërit e shumë vite më pas, komditë e Kristo Floqit, dramën patriotike “Lulja e Kujtimit” të Foqion Postolit, “Dasmën Lunxhiote” të Koto Hoxhit e atë të famshmen komedi të Çajupit “14 vjeç dhëndër”, që luhet në skenat tona edhe sot e kësaj dite, si edhe tragjeditë e Ethem Haxhi Ademit, të destinuara më tepër për lexim. Derisa të vinim gjatë viteve 30 tek mikrokomeditë e grupit teatror të Mihal Popit, të pjesëve të Teatrit të Jezuitëve në Shkodër e në Gjirokastër, me shfaqjet e nisura të Urani Rumbos.Qe një kohë e artë, mandej, kur Noli do të merrej me përkthimet e tragjedive të Shekspirit, të destinuara edhe këto për lexim, që më pas, më 1945-ën, me shpalljen e Qeverise Demokratike Shqiptare të krijimit të teatrit të parë Profesionist në Shqipëri, Teatrit Poullor, në skenën e të cilit do të kishim fatin të shihnim vite e dekada më vonë 6 nga tragjeditë e komeditë më të shquara të Shekspirit e të shijonim atë përkthim gjenial të Nolit!
Po një Teatër Shqip nuk mund të krijohej pa një dramë apo komedi shqiptare. Dhe atë e sollën aktorët e parë shqiptarë që erdhën, ca nga mali i njësiteve partizane e ca të tjerë nga lëvizja amatore. Ata ishin: Gjon Karma, Besim Levonja, Sulë Pitarka, Ndrekë Luca, si edhe drejtuesit e tyre të parë : Kolë Jakova, Xhemal Broja e Selman Vaqari në Tirane, si edhe Fadil Kraja, Jonuz Dini e Ton Soshi në Shkodër, ku levizja teatrore qe edhe më e hershme..Më vonë edhe të tjerë, sikundër qenë Spiro Çomora, Dionis Bubani, Dritëro Agolli, Ibrahim Uruçi e Kiço Blushi që jetonin afër Teatrit Popullor. U shfaq kështu në skenë realiteti ynë, njeriu ynë, me ato marrëdhënie, sido që ishin në atë fazë jete, kur ende nuk ishte ngushtuar e deformuar “fryma e jetës”, aktualiteti shoqëror e politikë, ideologjizuar e politizuar kudo e në cdo gjë. Dhe, për t’u habiur, spektatorë tanë zinin rradhë natën që të shihnin një dramë a një komedi shqiptare!
Këtë nevojë të madhe për reperor skenik tonën, si krijimtari të domosdoshme që po imponohej ngaherë e më shumë, jo vetëm nga teatri, po edhe nga spektatorët, do t’a përballonin edhe disa autorë të mëvonshëm sikundër qenë: Fadil Paçrami, Teofik Çaushi, Ruzhdi Pulaha, Minush Jero, Naun Prifti, Teodor Laco, Loni Papa, Bashkim Kozeli, Mihallaq Qilleri, Hamza Minarolli, Pëllumb Kulla, Vangjush Zyko, Haxhi Rama, Serafin Fanko, Namik Dokle etj., të cilët u ndodhën, jetuan e krijuan në një periudhe mjaft të vështirë, të politizuar në kulmin e vetë, midis kompromisit ideologjik që u duhej të zgjidhnin, me ndëshkimin e burgun, sikundër do të përfondonte Fadil Pacrami e Ibrahim Uruci, Minush Jero e Mihal Luarasi, në krahun e kundërt. Grupimi i tretë që shkroi drama shqipe për teatrin (me “këmbët në të dyja sistemet shoqëroro-politike), ishin autorë me emër nga grupimi i dytë që u “pasuruan” që u pasua më vonë edhe me dramaturgë më të rinjë, midis të cilëve: Ferdinand Hysi, Stefan Çapaliku, Bashkim Hoxha, Erjon Kame, Erjon Papagjoni, Amos Zaharia, Primo Shllaku e ndonjë tjetër.
Edhe
“Shani Pallaska – emblemë e një epoke” si rrëfim pavdekësie
Në të gjithë atë periudhë afro gjysmë shekullore, u duk sikur pati një lulëzim të dramës shqipe, po kjo u ndje më tepër në ndërtimin regjisorial të disa spektakleve me frymën e temperamentin tonë, me disa personazhe e figura artistike në truallin kombëtar, si edhe me disa mesazhe patriotizmi. Mirëpo në to hyri e imponuar atmosfera ireale e gjëndjes, llustrimi i realitetit, deklarativizmi e dogma partiake. Soc-realizmi preku kësisoj pjesën dërmuse të dramaturgjisë sone, duke “mbjellur” edhe gënjeshtrën, frikën e pasigurinë, ndëshkimin partiak e burgun, për ato pasazhe që quheshin perndimore e revizioniste. Shpëtuan vetëm ato vepra skenike që kishin të bënin me të kaluarën, sikundër qenë “Karnavalet e Korçës” dhe, pak a shumë “Familja e Peshkatarit”, super patriotike!
Paradokset
Dy nga paradokset më të çuditëshme gjatë dy epokave do të binin sidomos mbi “ të shkretën” Dramë Shqipe! Se ajo qe më e dukëshmja, pra edhe më e rrezikuara. Që të gjithë jepnin mendime për të , i madh e i vogël, po mbi gjithë të tjerët partiakët, bile kryepartijakët që krijuan çensurën e egër ideologjke. E kështu, gjatë atyre 50 vjetëvë, kjo “gjini e mjerë” do të katandisej në një “gazetë folëse të Partisë”, ose, sikundër e quanin ndryshe: ”Dramë Dokumentare”, për t’iu përgjigjur “flakë për flakë realitetit “ të asaj kohe..Rrallë do të shpëtonin vepra skenike, sikundër qe “Fytyra e Dytë” e Dritëro Agollit, po edhe kjo “paksa e mbuluar” nga emrri i autorit të saj, si Kryetar i Shkrimtarëvë dhe antar i K.Q të Partisë,që përmes saj denonconte fenomenin e burokracisë e leqendiste burokratët e asaj kohe, sikundër bëri më mbrapa edhe me Zylon e tii! Apo do të “shpëtonte” një komedi tjetër e rëndomtë si “Tri ditët e Qametit” që nuk vlente as dy grosh! Urdhëri nga Lartë që ti jepej prioritet Dramës Shqipe e te ndaloheshin Dramat e Huaja (duke lejuar vetëm ato drama që luheshin në vëndet komuniste!), qe edhe më fatal akoma, sepse sollën një asfiksi të dyanëshme! U asgjësuan pra edhe modelet dramaturgjike te krijuara ndër shekuj prej njerëzimit!
U duk se, me Sistemin e Ri Demokratik Plurealist , kjo gjini kaq e gjallë, konçize dhe e bukur, do të merrte frymë e do të lulëzonte mbarazi. Mirëpo, ku ishin dramaturgët? Ata që shkruanin dikur , me talentin e tyre vetiak, u mplakën, u dënuan pjesërisht e, kush mbeti gjallë “iku në botën e përtejme”! Ata pak që mbetën ishin ende si të tromaksur nga kjo gjini letrare, që kishte rezikuar edhe autorë, regjisore, aktorë e inspektora që merreshin me të , duke i përplasur edhe burgjeve, sikundër ndodhi me “Njollat e Murme”!, Nga ana tjetër, në atë gjysmë shekulli që mezi e kaluam, falë revoltave tona e përkrahjeve nga mbarë BOTA, tek ne nuk u hap asnjë shkollë a, të paktën një fakultet dramaturgjie, po vetëm kurse tek-tuk. E nuk u dërgua asnjë student i talentur që të mësojë si shkruhet drama, kjo gjini letrare e destinuar për skenën, e cila “është gracka, ku shpirti i Mbretit ziret si laraska”,-sikundër shprehet Shekspiri me gojën e Hamletit. Mjeshtri e rallë për Mjeshtra të vërtetë të penës, të letërsisë, të artit, të filozofisë, të shkencës e të jetës njerëzore. Pra është gjinia më e vështirë, më e koncentruar, që shprehë jetën në lëvizje, një Botë të tërë. Brënda një apo dy orëve! Aspak si një bisedë e rëndomtë,-folë ti, të të përgjigjem unë!-, sikundër keqkuptohet! Prandajë , ata pak autorë që shkruajn drama në gjuhën shqipe, në kohët e pasme, ishin fort të rrallë e numërohen me gishta si: Ferdinand Hysi, Stefan Çapaliku, Erjon Kame, Erjon Papagjoni dhe Amos Zaharia…Po edhe këta shkrujnë në këtë gjini në sajë të talentiti të tyre, pa asnjë përgatitje brënda apo jashtë vëndit, pa kryer asnjë shkollë a fakultet dramaturgjie! Pra, do të vazhdojë akoma paradoksi i përbuzjes së Dramës Shqipe! Mjerë ne!
Përvoja e Gjilanasve
Edhe
“Shani Pallaska – emblemë e një epoke” si rrëfim pavdekësie
Gjilanasit artdashës vunë një kusht të përsosur, para se të shpallnin Manifestimin e tyre Kulturor “FLAKA E JANARIT”, duke pranuar aty krijime letraro –artistike nga trevat shqiptare, ku në Festivalin Teatror do të pranoheshin vetëm Dramat Shqip! S’ka gjë më të bukur e më stimuluese për këtë gjini të drobitur e të sakatepsur ndër vite e dekada. Dhe ne ato 19 edicione kemi mundur të shohim edhe shumë vepra dramaturgjike që meritonin vëmëndje e të emociononin. Është një eksperiencë shtytëse gjithsesi që e sjellë dramën shqipe , sido që është ajo, duke e kthyer po aty në një objeksion diskutimi e debati, drejtë përsosjeve të mëtejshme. Kështu, diskutimet tona këtë janar, u kufizuan rreth tri dramava shqip: te veprës së Regjisorit-Dramaturg e Estet Fadil Hysaj dhe të dramaturgëve Aqif Mulliqi e Jeton Neziraj, të cilat sillnin që të tria traumën e dhunës serbe, si plagë e pashërueshme akoma, trajtuar në terenin tragjik, ku është i pranishm gjithkund edhe absudri, si mjet shprehës, duke e shfytyruar njeriun,po edhe duke e rilindur atë, në terrenin e sotshëm, kur vlaga e shpirtit vjen edhe në trajta të tjera, të çvendosjeve të njerëzve në nevojë, edhe nga vënde të ndyshme të botës.
Mirëpo, ç’farë po ndoshë në shumicën e festivaleve të bëra në Shqipërinë tonë të dashur? Që të gjitha veprat pjesëmarrëse ,gati janë të huaja. Rrallë e tek jepet ndonjë Dramë Shqipe! Problem i majisur së tepërmi, ndërkohë që ky formalitet bëhët “modë”e përhershme. Sepse modelet e dramave të huaja janë të gatëshmë për regjisorët ë pakt që kemi, disa prej të cilëvë i marrim nga jashtë, në vënd që edhe ne të dërgonim të mësonin regjisurë ë dramaturgji në shkollat e huaja prestigjioze. S’ka gjë më të keqe sesa të gënjesh veten se i kemi ata me”bollëk” e s’ka nevojë për të tjerë! Është e vërtetë që kemi disa regjisorë të mire, poqë janë bërë të tille më tepër në sajë të talentit vetiak sesa të shkollës tonë, ku më efikase është ajo e aktrimit. Dhe mdodhë ajo që ndodhë: braktisja e Dramës shqipe! Kohët e fundit ra në sy regjia e mrekullueshme e me inskenimin e veshtirë të veprës së Fishtës në vargje, si edhe të rivënies në skenë, ndyshe, të komedisë “Karnavalet e Korçës”, nga regjisori Altin Basha, ashtu sikundër ka rrën në sy për mirë Alma Doresi, po për një rivënië të veprës së Spiro Çomorës dhe të komedisë së Çajupit “14 vjeç dhëndër”. Po ajo që na mundon së tepermi eshtë gjithmonë kjo: Perse nuk na vjen drama shqipe?!
Drama e komedi që “flënë” nëpër libra
Tek udhëtoj me mikun tim jugor, kritikun e teatrit, Prof.Dr Josif Papagjonin, drejtë Shkodrës, për të parë premjerën e një drame të re të dramaturgut tonë të ri Stefan Çapaliku, bashkëudhëtari ynë Primo Shllaku më befason tek më jep edhe ai një libër me tri drama të tjera për ti lexuar! E njihja që të vogël, kur vinte e sodiste provat e një komedie të Xhon Gollsuorthit në “Teatrin Skampa” të Elbasanit, injektuar edhe ai me vesin tim e të atit të vetë Lec Shllaku, regjisorit veteran nga Shkodra, me të cilin sapo kishim filluar një bashkëpunim tri vjeçar po në këtë teatër. Po më tepër isha i befasuar edhe për këtë Stafan Çapalikun- Dramaturg që shpesh i vinte vetë në skene dramat e tij, me cilësinë e regjisorit. Që ato të mos “flinin” nëpër libra! Sepse “i gjori Çapalik”, paskish shkruar edhe tri volume librash me drama e komedi, të një stili paksa të shkëputur prej veprave tona të mëpërshmë dramaturgjike, në kërkim të së resë e, doemos i takon edhe kësaj “fushe djerrë” të qindra vjeçarëve, duke përfshir këtu rreth 15 drama e komedi me kocepte bashkëkohore. Duke u hedhë një sy edhe tri dramave të Primo Shllakut, vë re se, as ato nuk janë pa interes për skenën dhe se meritojnë që “ti prek dora e një regjisori”, sidomos me dramën komike “Nji Mbret pa Mbretni”, sintezë groteske e të gjitha mbretnive e qeverive pa “themele” e të shkëputura nga populli.
Ndërkohë, më kishte tërhequr krijimtaria e suksesshme e dramaturgut të ri Ferdinand Hysi, i cili nuk e “nxirrte dot bukën” me drama e ishte i detyruar të shkonte për të punuar në Itali, derisa, mënëfud, u kujtua dikush se ai duhej të qe këtu, pranë teatrove tona, përherë në krizë për këtë lloj “specie që quhet Damë!”. Dhe do të mbetasha”pa mëndje” edhe unë, tek do të shihja premjerën e komedisë interesante të tij “Tri mëndje në ankandë”, një vepër skenikë shumë e bukur, rezatuese me mprehtësinë e saj! Po kështu kishte ndodhur, për fat të keq, me komediografin Skënder Demolli, që kishte përmbledhur në një libër pesë nga komeditë e tij origjinale, të cilat “flënë” akoma brënda kapakëve të librit të tij, ndërkohë që disa përkthime të tij nga komediografia greke, ca ia “përlanë nga duart” e disa të tjera ia tjetërsuan(!), ndërkohë që është i detyruar të shiste sufllaqe në një qytet të Greqisë, duke u “përvëluar” nga zgara me thëngjijë të ndezur(!), në vënd që të atashohej pranë një teatri shqiptarë, për t’a mbajtur atë me repertor të përhershëm!
Edhe
Beqir Beqiri – portreti i ndritshëm që u bë shtyllë e Teatrit Kombëtar
Tepër vonë do të mesoja se librin e vendosur mbi tryezën e një Festivali Teatror në “Turbina Teatër” e kishte shkruar, i biri i aktores tonë të mirënjohur Yllka Muja, Amos Zaharia, njera pjesë prej së cilës nuk më kishte bindur (me apo pa të drejtë!) me subjektin e saj “provokativ”, por c’vlera të tjera do të kishte aty brenda kapakeve të librit të tj ky dramaturg i ri , nuk mund t’i merrja me mëndje. Prandajë autori i ri u pezmatua jo pak prej kritikës time! Ndërkohë që më patën entusiazmuar disa komedi të komediografit të ri Erjon Kame, ku jeta jonë shpalosej tepër lirshëm dhe me një satirë elegante, si edhe një drame shoqerore tepër e mrehte etiko-morale e dramaturgut tonë të ri Erjon Papagjoni në Teatrin e Prishtinës, pasi kishte shkruar e shfaqur disa drama e komedi, më me përvojë akoma, Bashkim Hoxha, tashmë më i sigurt e më i sukseshëm me dramat e komeditë e tij, një pjese të madhe të të cilave i ka vënë në skene po vetë, ndofta jo edhe me të njëjtin sukses sikur ato ti realizonte në skenë një tjetër rëgjisor, që, me siguri do t’ua shtonte suksesin ca më tepër!
Natyrisht që ka edhe të tjerë që përkujdesen për Dramën e Komedinë Shqip, përveç këtyre që sapo rradhitëm dhe që e shkruajnë atë me dashuri. E rendësishme është që të mos e bëjmë më pyetjen raskapitëse “Po kurrw do të na vijë drama shqipe e të zërë vendin e saj të nderit në skenat tona?!”/Miho, Gjini, publicist, romancier, dramaturg, marrë nga “Gazeta Shqiptare”.
