Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Drita”

Filmi “Drita” me skenar nga Armend Smajli, regji nga Rita Krasniqi dhe producent Armend Smajli, xhirimet e nisura në fillim të shkurtit i ka përfunduar dje, më 20 shkurt, njoftoi QKK, transmeton Koha.net.

Ky film është xhiruar në Prishtinë dhe Mitrovicë dhe faza e pasprodhimit është paraparë të ndodhë gjatë muajit prill dhe maj 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi flet për vitin 1999, ku në një qytet të Kosovës e gjejmë Dritën, një grua rreth 50 vjeç, e cila ka nuhatur se lufta po vie nga fshati në qytet. Ajo fillon të bëhet gati më së miri që mundet për të mbijetuar në rast izolimi.

Në rolet kryesore janë: Irena Cahani, Alban Ukaj, Florieta Bajraktari, Bislim Muçaj, ndërsa drejtor fotografie është Sevdije Kastrati.

Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit 2016 dhe pritet që “Drita” të jetë gati për shfaqje në vjeshtë të këtij viti.

Image