Lekë Rezniqi nga Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael “Dr. Haim Abravanel” ka dalë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, për të performuar se si ka ndodhur shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Tema e kësaj performance titulluhet “Kujtimet e një tavoline ngrënieje”. Në këtë tavolinë janë ulur njeriu i cili ka shpëtuar gjyshin e Rezniqit dhe stërgjyshi i Rezniqit i cili ka shpëtuar jetën e atij njeriu, raporton Koha.net.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Arsllan Rezniqi, stërgjyshi i Lekës, mjekun hebre - Haim Abravanelin, e ka strehuar në shtëpinë e tij, ku mjeku hebre pastaj ka mjekuar Mustafë Rezniqin, gjyshin e Lekës. Haim Abravanel ka qëndruar disa muaj në familjen Rezniqi në Deçan dhe cili ka ndihmuar popullatën shqiptare vendase derisa ka qëndruar aty, si dhe shoqëria mes këtyre mjekut e hebre dhe familjes Rezniqi ka vazhduar për disa vjet...

Kjo performancë i dedikohet asaj që sot në Kosovë nuk ekziston ndonjë monument që nderon shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët.