Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Për 10 vjetorin e Pavarësisë, pasurohet përmbajtja për Kosovën në Wikipedia

Shumë vullnetarë nga vende të ndryshme janë bërë bashkë për ta pasuruar me informacione Wikipedia-n e Kosovës, pasi sipas tyre, është shumë e mangët.

Kjo nismë është bërë për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për dy vikende rresht, ata po synojnë që të kontribuojnë në Wikipedia me artikuj të ri e ata ekzistues t’i plotësojnë.

Ismet Azizi, administrator në Wikipedia për Kosovë, thotë që vendi ynë ka çka t’i tregojë botës, mirëpo Wikipedia në shqip ka pak informacione.

Ky aktivitet është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme bashkë me Administratorët do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në javët në vazhdim.