Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Patti Smith: E ndiej rrëmujën e botës

Patti Smith, yll i rockut, poete, artiste vizuale dhe shkrimtare, fitoi më 2010 Çmimin Kombëtar të Librit me kujtimet e saj “Just Kids. The Year of the Monkey” - passhkrimi i saj tërheqës mbi humbjen, fatmirësinë, miqësinë e shpresën – tani është në shtyp.

“The Guardian”: A e keni planifikuar “The Year of the Monkey”, apo u shkrua thuajse vetë?

Smith: Dorën në zemër, nuk kisha ndonjë synim. Ishte fundi i 2015-s. Kisha koncerte në Fillmore në San Francisco dhe duhej të udhëtoja bashkë me mikun tim të mirë, Sandy Pearlman. Por, ai pati një aksident dhe ishte në komë, kështu që isha e çakërdisur. Nuk vozis, ndaj vendosa të isha në afërsi të tij dhe, duke qenë vetë, fillova të mbaj ditar. E kuptova se të mbaje ditar ishte si të kishe një mik imagjinar.

“The Guardian”: Libri juaj është pjesërisht mbi vetminë. Të pëlqen shoqërimi nga vetja?

Smith: Nuk e kërkoj vetminë, por nuk e kam dert nëse rri me veten. Nuk jam vetë kur endem. Ka të bëjë paksa edhe me moshën – në një kafe ku ka paksa zhurmëri apo në tren – kjo është si dua të punoj. Vetmia dhe të jesh me veten janë dy gjëra të ndryshme. Të jesh me veten je i hapur ndaj aventurës dhe shpesh brenda një atmosfere të krijuar nga të tjerët, që për mua është frymëzuese.

Edhe Shaggy feston 30-vjetorin në muzikë me albumin e ri “Lottery” Showbiz 1 muaj më parë Shaggy feston 30-vjetorin në muzikë me albumin e ri “Lottery”

“The Guardian”: Ju shkruani sikur udhëtoni “incognito”, por njerëzit duhet t’ju njohin?

Smith: Nuk udhëtoj asnjëherë tebdil. Thjesht e ndjek punën time – përveç në Itali ku më duan ekstra dhe më duhet ta kem dikë që të shëtis.

“The Guardian”: A jeni e pandalshme?

Smith: Po (qesh). Edhe si fëmijë unë isha disi e vetmuar. Kisha motra që i doja dhe vetëm pak miq të ngushtë. Por, s’jam një person fort i shoqërueshëm. Puna më e madhe sociale është kur jam në skenë. Mund të kaloj ditë të tëra pa folur me dikë.

“The Guardian”: Në shkrimet tuaj lavdëroni miq – fotografin Robert Mapplethorpe dhe tani dramaturgun Sam Shepard. Kur mendoni në Shepardin, ç’imazh ju vjen në mendje?

Smith: E shoh Samin duke më vështruar me një buzëqeshje therëse – ai më njihte aq mirë – më mungon fort. Sami ishte mjaft protektiv, ani pse unë jam goxha e fortë dhe mund t’i dal zot vetes. Ne kaluam përmes një interludi romantik, që nuk e kishim nevojë edhe aq, por megjithatë ishim të lidhur në shumë mënyra. Ne i besonim njëri-tjetrit, respektonim punën e njëri-tjetrit dhe kishim një sens të ngjashëm humori. Ne kishim një lidhje të barabartë mashkullore/femërore, e cila, në çfarëdo moshe, është e këndshme. Ai ishte si mik, por ishte edhe sikur ta kisha burrë gjatë gjithë jetës – për 50 vjet.

“The Guardian”: A nuk ju përgatit humbja e dikujt për diçka tjetër?

Smith: E përballoj momentin e humbjes më mirë, por barra e gjatë është e vështirë. Humbja e Robertit ishte një goditje enorme dhe u desh kohë të procesohej, por isha më e re. Dje, çuditërisht, nisi të më mungonte – krejt papritur – aq shumë. Më mungojnë bisedat me të për artin, për të gjitha gjërat që më brengosin, dhe të qeshnim. Ndonjë ditë, për njerëz të caktuar bëhet thuajse e papërballueshme që ata nuk janë këtu.

Edhe Robbie Williams zbulon frikën më të madhe për karrierën e tij Showbiz 5 muaj më parë Robbie Williams zbulon frikën më të madhe për karrierën e tij

“The Guardian”: A të kaploi frika që u bëre 70 vjeçe?

Smith: Shtatëdhjeta ishte numër që duhej ta kisha parasysh ...