Një ditë pasi u njoftua publikisht marrëveshja mes aktorëve dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Qeveria e Shqipërisë ka nxituar për të çuar deri në fund projektin për një Teatër të ri Kombëtar.
Kështu ka kaluar në mbledhjen e djeshme projektligjin për “Përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”.
Ndërkaq, në vendim theksohet se projektligji i ri pasqyron thellësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qartë të dy përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit.
Projektligji siguron transparencën e plotë të negociimit dhe garancinë ligjore të autoritetit më të lartë ligjor të shtetit, theksohet në vendimin e Qeverisë.
-
Arrihet marrëveshja me artistët për Teatrin e ri Kombëtar në Tiranë
-
Kryetari i Tiranës konfirmon se ndërtimi i vrazhdë i Teatrit Kombëtar përfundon më 2025
-
Projekti mbi 15-milionësh i Teatrit në Tiranë me gur themeltar e protesta
-
Objekti i ri i Teatrit Kombëtar në Tiranë, tri herë më i madh se ai që u rrafshua
-
Tirana synon ta përfundojë objektin e ri të Teatrit Kombëtar më 2025