Ne jemi, me nam, një komb i të dënuarve të arratisur, bijve të rinj, pakicave të përndjekura dhe oportunistëve. Kjo zulmë është lokale dhe raciale: miti i Amerikës për vetveten. Ashiqare, ai nuk përshkruan amerikanët vendës dhe afro-amerikanët: paçka se ata teorikisht janë të lirë të kenë hise në nocionet mitike të Amerikës për mujshinë dhe vetëkrijimin, e për të bërë këtë nënkupton akte të mbështetura të tradhtisë e jobesnikërisë kundrejt origjinave për të cilat ata nuk kanë dëshirë të përbashkët për t’u arratisur. Për këto grupe, shtypja nuk e përcaktoi të kaluarën; ajo zëvendësoi të shkuarën, e cila qe shpërndërruar në magnet për gjakim.
Miti e shtjellon veten në imazhe dhe narrativa të vetëshpikjes – shtysa, guximi dhe fitimi çmohen mbi staminën dhe fuqinë.
Nëse anglezi e përfytyronte veten si pinjoll i një tradite të madhe, amerikani e sëndërgjonte veten si baba themeltar. Ky dallim pasqyrohet në ligjërimin politik: fuqia agresive amerikane (rëndom e quajtur mbrojtje) dhe nepsi (ndonjëherë i quajtur vetë-mbrothësim) si kundërvënie, le të themi, ndaj gjuhës së apelit që lidh Churchillin me Henryn V, një gjuhë që sugjeron se anglezi ka nevojë vetëm të manifestojë virtytet e traditës së tij për të mbizotëruar.
Këto apele ishin veçmas të forta në kohë lufte, rastet në të cilat zakonisht klasat e përjashtuara ftoheshin të merrnin pjesë në tradita të themeluara mbi përjashtimin e tyre.
Si shumica e miteve, ky ka njëfarë themeli në fakte. Kishte kaq shumë ikje. Dhe popullatat emigrante, lëvizjet e të cilave janë, kryesisht, arratisje prej burgosjeve, izolimeve, rrezikut apo përjashtimit zor që do të mbëltojnë durim stoik mbi nismën. Virtytet kardinale të kësaj bote të re vareshin në refuzime, në këputje të lidhjeve dhe në zbulim e pohim.
-
Dy ditët që zbehën aurën e pushtetit absolut të Trumpit
- Në 250-vjetorin e pavarësisë të rikujtohet se pa Amerikën as Evropa s'do të ishte e lirë
-
Papa Leoni i bën thirrje SHBA-së të mirëpresë migrantët
- Revolucioni i Papa Leoni XIV, mendimtarit të shekullit XXI
-
Histori e re e artit: Në prag të një epoke të re krijuese