Rrjeti i organizatave të Kulturës në Prizren me një deklaratë të përbashkët kanë vendosur të refuzojnë grantet e ofruara nga Komuna e këtij qyteti.
RROK-u ka thënë se shuma totale e këtyre granteve nuk është aq sa gjysma e mjeteve që Komuna ka shpenzuar, sipas tyre, për blerjen e veturave të reja, përveç shumave tejet të vogla për disa, një pjesë e organizatave dhe ngjarjeve kulturore as nuk janë në listën e granteve të komunës për sivjet.
“Për këtë arsye, ne organizatat e poshtë nënshkruara (anëtare të Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren) e refuzojmë këtë formë të trajtimit nga ana e komunës. Nëse Komuna e Prizrenit përgjatë muajit prill nuk e rishqyrton formën dhe nivelin e përkrahjes për ngjarjet kulturore të Prizrenit, ne do të rimendojmë pozicionin tonë në raport me organizimet tona, duke mos e përjashtuar as mundësinë e anulimit të edicioneve të sivjetme”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave.
-
Komuna e Prizrenit kritikohet për jotransparencë me subvencionet për kulturë
-
RrOK: Komuna e Prizrenit godet skenën e pavarur kulturore
-
Përkrahja e kulturës në Prizren përballet me kritika për diskriminim
-
Subvencioni i projekteve kulturore në Prizren kritikohet për mostransparencë
-
Subvencionimet në kulturë, rini e sport në Prizren po vlerësohen jotransparente