Mes titujve që “Radiohead” i kishte shqyrtuar për albumin e tretë, para se të përcaktohej për “OK Computer”, ishin “Ones and Zeroes”, dhe “Your Home May Be at Risk if You Do Not Keep Up Repayments” (Shtëpia jote mund të jetë në rrezik nëse i ruani fletëpagesat).
Një zgjidhje më e përshtatshme, do të mund të kishte qenë edhe “Modern Life IS Rubbish” (Jeta moderne është plehrë), sikur Blur të arrinte të fliste i pari, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Blur, e nënkuptonte “plehrë” si emër dhe jo si mbiemër: rrëmujë, mbeturinë. Ideja e të dhënit shumë informata ishte çelës për vitet ’90, nga “Zoo TV” e “U2” deri tek “Wallace’s Infinite Jest” e David Foster.
“OK Computer” e kanalizonte atë ndjesinë e mbingarkesës në një kryevepër rocku: progresive, relevante, të thellë dhe jashtëzakonisht të popullarizuar. “Shumica e albumit kishte të bënte me zhurmën në sfond dhe sesi gjithçka ecte tepër shpejt pa na dhënë mundësinë të vazhdojmë”, shpjegonte Thom Yorke asokohe.
“OK Computer” zakonisht është përshkruar si “distopian”, por kjo gjë nuk është e drejtë. Distopia është ankth nate për të ardhmen dhe në “OK Computer” nuk ka asgjë që nuk ishte e vërtetë më 1997. Aeroplanët nganjëherë përplaseshin me njëri-tjetrin. Njësoj ndodhte edhe me veturat. Një “airbag” mund ta shpëtonte jetën. Njerëzit punonin punë që ngadalë i vrisnin ata. Ambicia të bënte të dukeshe i shëmtuar. Pa dyshim, që alientët nuk ishin në të vërtetë duke bërë filmime për t’i argëtuar vendasit e tyre kur ktheheshin në shtëpi por gjithçka tjetër, është e saktë dhe reflektim i asaj sesi jetonim asokohe.
“OK Computer” po ashtu reflektonte sesi jetohej asokohe. Specifikisht, e dokumenton sesi Yorke e shihte botën gjatë vitit kur “Radiohead” ishte duke bërë turne me “The Bends”, dhe preferencat e tij gjatë udhëtimit. Kitaristi Jonny Greenwood kishte thënë se “Let Down” fliste “për atë ndjenjën që ju krijohet derisa jeni në transicion, por nuk mund ta kontrolloni – thjesht kaloni në mijëra vende dhe takoni mijëra njerëz dhe pastaj kompletisht zhvendoseni prej aty” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.