Ingmar Bergmani realizoi në vitin 1982 filmin e vet të fundit “Fany dhe Aleksandri”, pas një karriere të gjatë e shumë të begatshme. Ky film u cilësua si një lloj testamenti artistik i Bergmanit. Tre vjet para se ta realizonte këtë film, më 1979, Bergmani botoi romanin me të njëjtin titull. Kritikët letrarë dhe ata të filmit shpesh kanë marrë në shqyrtim ngjashmëritë dhe dallimet, dhe anë të tjera të raporteve, midis romanit dhe filmit, shkruan sot Koha Ditore.
Disa prej tyre kishin theksuar se që të dy veprat vënë në spikamë karakterin autobiografik të tyre e në veçanti magjepsjen me artin teatral. Filmi i cili i thur poetikisht një “odë” artit teatral. Është përkujtuar, në këto raste, thënia e Bergmanit: “Mund të ekzistoj pa bërë filma, por nuk mund të ekzistoj pa bërë teatër”. Vuri në skenën teatrore, veç shfaqjeve të veta, edhe shfaqjet e Shakespeareit, Strindbergut, Ibsenit, Molierit, Suetones, Schilerit.
Tani regjisorja e teatrit, Julie Deliquet, nga ky film i Bergmanit bëri një shfaqje teatrore (2 orë e 45 minuta), në teatrin më prestigjioz të Parisit “La Comédie Française”. Prestigjioz, së pari, për traditën historike: ky teatër u themelua në vitin 1680 nga mbreti Luigji XIV. Aty u prezantuan të gjitha komeditë e Molierit dhe tragjeditë e Racineit dhe disa tragjedi të Corneillit. /Muhamedin Kullashi
(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
14 prill 1987: Dita kur e gjithë Jugosllavia mbeti e nemitur
-
“Një lule për Bekimin” nderimi i vetëm për aktorin shqiptar të përmasave botërore
-
Bekim Fehmiu dhe jubileu që u hesht nga të gjithë
-
“Hamnet” dhe përqeshja e teatrit
-
“Bidermani dhe zjarrvënësit” në shpërfilljen e së keqes, sonte në “Express”