Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Objekti në “Eminxhik” – shembull i restaurimit të keqmenaxhuar

Copëzat e akullit janë zgjatur në rrjetën e gjelbër përreth mureve. Skelet vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë qysh prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur ishte ndërprerë puna. Asokohe ishte planifikuar që monumentit t’i ktheheshin restauruesit në pranverë të këtij viti. Pranvera mbetet ende në diskursin e Ministrisë së Kulturës, por tash ajo e vitit 2019.

Edhe këtë dimër ajo që njihet si shtëpia e familjes në kompleksin “Eminxhiku” në Prishtinë do të jetë e zhveshur dhe e pavizituar. Objekti i shekullit XIX së bashku me shtëpinë e mysafirëve që i takon shekullit XVII janë pjesë përbërëse e Muzeut Etnologjik. Gjatë këtij viti, vizitorët janë përgjysmuar. Nga monumenti më i vizituar në vend me rreth 15 mijë veta në vit, deri më tash sa i përket 2018-s, punonjësit kanë regjistruar 8 mijë vizitorë, shkruan sot Koha Ditore.

Siç thotë Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës, është edhe ushtruese e detyrës së drejtorit të Muzeut të Kosovës, që ka nën menaxhim edhe “Eminxhikun”,

“Fillimi i vitit të ardhshëm do ta gjejë një projekt të konsoliduar. Ka pasur versione e propozime të ndryshme. Por besoj në vitin e ardhshëm do të jetë një nga projektet e para ku do të fillojë restaurimi”.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

{gallery}