Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

NYT shkruan për “Sunny Hill Festival”

Gazeta prestigjioze New York Times ka publikuar sot një artikull për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë si dhe për festivalin “Sunny Hill Festival”.

Shkrimi fillon me bisedën me organizatorin e festivalit, Dukagjin Lipën, i cili tregon se sa i vështirë ka qenë organizimi pasi që ky ka qenë edhe festivali i parë i këtij lloji që është organizuar në Kosovë.

“Kemi dashur që të tregojmë se Kosova është një vend i gjallërishëm dhe njerëzit këtu mund të kalojnë momente të mira. Ne kemi problemet tona por gjithashtu kemi edhe një rini e cila është më e bukura. Ata janë inteligjent dhe kreativ”, është shprehur ai Lipa.

{gallery}

Çmimi i biletave, artistët pjesëmarrës, dominimi i flamurit kuq e zi dhe historia e familjes së Dua Lipës janë pjesë e këtij artikulli.

Artikulli tregon edhe për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë duke theksuar këtu edhe migrimin e familjes Lipa në Londër./KultPlus.com.