Jose Carlos Rodrigo Breto është eksperti më i madh spanjoll mbi punën e Kadaresë.
Tema e doktoraturës së tij, titullohet “Ismail Kadare dhe Strategjia e Madhe”, dhe janë gati 1000 faqe që i janë kushtuar shkrimtarit më të madh shqiptar, disa herë favorit për nobelin letrar, transmeton kultplus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç e përshkruajnë mediat spanjolle, puna e Rodrigo Breto është një punë shkencore e cila nuk i është atribuuar asnjëherë Kadaresë më parë.
“Janë gjithsej pesë vite punë në këtë temë timen mbi Kadarenë. Vitin e fundit kam shkruar, ndërsa vitet tjera kanë qenë vetëm kërkim dhe analizim i veprave të Kadaresë” tregon Breto. Ai ka hapur edhe një blog online ku tregon mbi analizat që i bën veprave të Kadaresë.
Breto është vetë novelist ndërsa tema e tij po pret të redaktohet. Ai është gati për tu bërë doktor i shkencave në Estudios Literarios në Madrid.