Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Njeriu për të cilin asgjë nuk është e papërkthyeshme

Pos si studiues, Robert Elsie është përkthyes i kulturës shqiptare, të shkruarës, të rrëfyerës e të kënduarës; një përkthyes shembullor dhe i pashoq i saj. Ka përkthyer vepra nga letërsia shqipe, folklori, etnografia, por edhe përshkrime, rrëfime e studime historike të jetës shqiptare.

Ka vendosur në vitrinën e dijes botërore, në gjuhën angleze e gjermane, një mozaik përfaqësues të jetës, mendimit e imagjinatës shqiptare, shkruan sot Arsim Canolli në Koha Ditore. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përkthimi i tij nuk është përkthim mekanik, ose përkthim që bëhet rastësisht nga një dëshirë sporadike apo kërkesë miqësore. Përkthimi i tij është bërë institucional, në sensin e krijimit të një atlasi të trashëgimisë shqiptare, asaj letrare, kulturore e shpirtërore. Robert Elsie ia kushtoi tërë jetën kulturës shqiptare dhe përkthimit të saj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.