Pejë, 8 mars - Adhuruesit e vargjeve të tij e kërkuan Dritëro Agollin në rafte të librave, në fjalët dhe në shkronjat, por aty nuk e gjetën. Ai ishte “fshehur” në “Çardakun” e Pejës.
Të gjithë ato shkronja të vargjeve të paharruara të poetit andej Drinit i ka grumbulluar të hënën mbrëma adhuruesja e vargjeve të tij, Erbilna Idrizi nga Peja, në organizim të së cilës u mbajt mbrëmja poetike kushtuar Agollit, e jo në organizim të ndonjë institucioni. Poeti që vdiq në fillim të muajit të kaluar u kujtua nëpërmjet fjalës së shkruar nën dritën e kandilave, me deklamime poetike nën tingujt e kitarës dhe të pianos, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam vetëm një qytetare që e do dhe e ka pasion poezinë dhe një adhuruese e madhe e poetit Dritëro Agollit. Prandaj kam marrë iniciativën dhe kam mbledhur disa adhurues të poezisë, personalitete nga jeta e artit... dhe ja ku jemi sonte në këtë orë poetike, ne, adhuruesit e vargjeve të Dritëros”, ka thënë Erblina me plot emocione, pasi kishte arritur të realizonte këtë mbrëmje ashtu si e kishte ëndërruar.
E vargjet e përzgjedhura nga poezitë e Dritëroit u bënë të gjalla nga zëri i Igballe Qenës, Elida Shasivarit, Shpresa Salihaj dhe Nimon Muçajt. Këta aktorë nuk kishin mundur ta refuzonin pjesëmarrjen në një mbrëmje të mbushur përplot pasion poezie. Pjesë e kësaj nate, edhe pse jo fizikisht e pranishme, ishte edhe vajza e Dritëroit, Elona Agolli... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.