Filmi nga Kosova, që rrëfimin e bazon në ngjarje të vërtetë, i realizuar nën regji të Zgjim Terziqit do të jepet premierë botërore dhe do të konkurrojë për çmimet e festivalit të kategorisë “A”.
I bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmi i shkurtër i titulluar “Një muaj” do të bëhet pjesë e garës në edicionin e 39-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kajro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë festival, filmi i regjisorit kosovar garon në konkurrencë zyrtare të filmave të shkurtër – “International Cinema of Tomorrow Competition” për çmimin filmi më i mirë i shkurtër dhe çmimin special të jurisë.
Regjisori Zgjim Terziqi, ka thënë se qysh kur ka filluar realizimin e “Një muaj”, ka pasur plane të mëdha për këtë projekt.
“Ambiciet i kemi pasur shumë të mëdha prej fillimit. Jo veç sepse kemi besuar shumë në rrëfim, por edhe për faktin se nuk kemi kursyer asgjë për ta përmbushur potencialin e filmit”, ka thënë Terziqi.
Rrëfimi i filmit shtjellohet rreth personazhit të quajtur Ana, një 40-vjeçare e verbër, e pamartuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmban përkujdesjen ndaj saj nga secila motër nga një muaj.
Edhe
Filmi “Një muaj” vazhdon rrugëtimin në pesë festivale
Në filmin “Një Muaj” luajnë aktorët Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumoviq, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri Berisha e Lis Spahiu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.