Katër çifte nëpërmjet lëvizjeve në skenë do të përshkruajnë pabarazinë gjinore, por njëkohësisht do të bëjnë thirrje për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Krejt kjo do të bëhet nga balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës në shfaqjen “Një ditë”, e cila do të jepet premierë sonte (e shtunë).
Kësisoj tetë balerinë përfaqësojnë institucionin e tyre në fushatën e Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore. Të premten në një konferencë për shtyp të mbajtur nga BKK-ja në Teatrin Kombëtar të Kosovës është bërë e ditur se shfaqja do të sjellë rrëfime vendore, por që kanë edhe karakter ndërkombëtar sa i përket pabarazisë gjinore, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj ka thënë se premiera e pestë me radhë për këtë vit vjen si rezultat i bashkëpunimit midis BKK-së dhe “UN Woman”, që është një njësi e Kombeve të Bashkuara që punon për fuqizimin e grave...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Një ditë” me artin e lëvizjeve kundër pabarazisë gjinore
-
Baleti nis përgatitjet për shfaqjen e re pa adresë për interpretim
-
“Time” nëpërmjet baletit modern peshon durimin e dashurinë
-
Baleti Kombëtar i Kosovës dëshmohet si institucion serioz në Paris
-
Kosova i bashkua iniciativës globale “Një miliard në këmbë” kundër dhunës ndaj grave