Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nismëtarët për shtatoren e Anton Çettës presin ndihmën e kryeministrit

Këshilli Organizativ për ngritjen e shtatores së mbledhësit të folklorit e udhëheqësit të Lëvizjes për pajtimin e Gjaqeve, Anton Çetta, do të kërkojë ndihmë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për finalizimin e qëllimit të tyre. Të hënën, anëtari i Këshillit, Riza Krasniqi ka dorëzuar një kërkesë për takim me kryeministrin Haradinaj. Megjithëse Ministria e Kulturës sivjet i ka ndarë 50 mijë euro buxhet për shtatoren e Çettës, për këtë projekt ende nuk ka ndonjë hap konkret.

Riza Krasniqi ka thënë se u bënë shumë vite që profesor Anton Çetta nuk ka shtatore e as komplet të botuar me veprat e tij. Sipas tij, secili politikan që vjen në pushtet premton se do të realizohen këto dy projekte.

Ai ka numëruar arsyet që, sipas tij, duhet të rezultojnë me shtatoren e Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Në shkurt të këtij viti ishte planifikuar që të vihet gurëthemeli i shtatores në oborrin e Institutit Albanologjik të Kosovës. Por mosmarrëveshjet midis Institutit Albanologjik të Prishtinës me Komunën e Prishtinës e Ministrinë e Arsimit kanë bërë që t’i skadojë afati pëlqimit për vendosjen e shtatores (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.