Si rezultat i bashkëpunimit të plotë mes Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë dhe Qendrës për Hulumtim të Parahistorisë në Shkup sot filloi konferenca e katërt me radhë kushtuar parahistorisë së Maqedonisë me titull “Neoliti në Maqedoni”.
Siç theksoi drejtori i Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë, Goran Sanev, takimi shkencor i përkushtohet arkeologut me renome Voislav Sanev, i cili me punën e tij hulumtuese ka dhënë kontribut të madh për arkeologjinë në Maqedoni.
Ai po ashtu theksoi se për konferencën interesimi për çdo vit rritet.
“Qëllimi i kësaj konference është që të prezantohen pikëpamjet më të reja nga hulumtimi i neolitit në Ballkan, edhe atë për çdo vit po merr ritëm më të madh dhe gjithnjë më i madh është interesimi i kolegëve pjesëmarrës në konferencë”, tha Sanev.
Ai, siç raporton AA, theksoi se në konferencën ndërkombëtare do të marrin pjesë arkeologë nga Spanja, Italia, Greqia, Bullgaria, Serbia, Kosova dhe të gjithë ata që i bashkon puna dhe rezultatet e përbashkëta.
Edhe
Nis punimet samiti i OSBE-së në Shkup
“Në kohën e neolitit siç është në fakt edhe sot dhe nëpër të gjitha epokat në Republikën e Maqedonisë disi janë të përqendruar shumë ndikime nga rrethimi ynë para së gjithash, fillimisht por edhe më gjerë. Ashtu në këto konferenca të gjithë studiuesit kanë interes dhe dëshirë që t’i prezantojnë pikëpamjet e tyre të reja”, tha Sanev.
Gjatë konferencës publikut do t’i prezantohen 15 referate nga ana e shkencëtarëve të huaj të cilët në prononcimin e tyre do të përqendrohen në trashëgiminë neolite kulturore të Maqedonisë.