Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nis ceremonia e “Shpërblimit Rexhai Surroi”

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Ka filluar ceremonia e “Shpërblimit Rexhai Surroi” për gazetari dhe romanin më të mirë të vitit.

Kjo ceremoni e cila është bërë tradicionale organizohet nga grupi “Koha”.

Kujtojmë se grupi "Koha" ka një vit që ka hapur konkursin tashmë tradicional për "Shpërblimin Rexhai Surroi" për gazetari dhe romanin më të mirë të vitit.

Ky konkurs është mbyllur më 1 nëntor 2019, prej kur shkrimet konkurruese të gazetarëve dhe romanet, që duhet të jenë botime brenda kohës kur është hapur e mbyllur konkursi, kanë kaluar në duart e jurisë e cila ka bërë vlerësimin e tyre, për t'i shpallur ato më 23 dhjetor.