Në Kosovë për herë të parë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Prozës “Fiction Fest”.
Ky është festivali i parë i kësaj natyre duke qenë se i dedikohet vetëm prozës artistike dhe jo formave të tjera të shkrimit letrar.
Në të do të marrin pjesë emra të njohur e të respektuar të letërsisë shqipe dhe asaj të përbotshme. Në edicionin e parë do të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre këta shkrimtarë: Rexhep Qosja, Donika Dabishevci, Srdjan Tesin, Virion Graçi, Stefan Boshkoviq, Dimitar Samardjev dhe Almira Gashi.
“Fiction Fest” do të mbahet më 4 dhe 5 tetor në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Artikuj të ngjashëm
-
Hapet festivali i parë ndërkombëtar i prozës “Fiction Fest”
-
“Fiction Fest” synon të bëhet urë lidhëse midis shkrimtarësh
-
“Fiction Fest” rikthen prozën artistike në zërin e botës shqiptare
-
Edicioni i tretë i “PriVocalFest” vjen virtualisht
-
Në Rahovec nga 13-15 shtator mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë