Për Nexhmije Pagarushën tonë të mirënjohur, grupi i të rinjve intelektualë, dashamirë të këngëtares: Kushtrim Koliqi-botues, Shaban Maxharraj e Elvira Berisha-gazetarë, me redaktor e lektor anëtari korrespodent dr. Bardh Rugova, si dhe ekipi i projektit të Monografisë: Kulmita Kajtazi, Rinë Abrashi, Adelina Haxhani, Inesa Tahiri e disenjatori Besart Sllamniku, të gjithë mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sport e Republikës së Kosovës, e realizuan Monografinë për këngëtaren tonë përmasash ndërkombëtare.
Ekipi i bëri vizitë famëmadhes tonë, me qëllim që t’i hartohet një monografi mbi jetën e saj prej këngëtareje artiste. Sado që zonja e jonë, fillimisht nuk po shprehte interesim a kënaqësi të veçantë, megjithatë, pas fjalëve tejmiqësore e dashamirëse të ekipit, që ngulmonte për bërjen e Monografisë për Nexhën tonë, kishte filluar dalëngadalë e kishte vazhduar me bisedime mbi nismën fisnike të Grupit të të rinjve intelektualë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu asaj, dalëngadalë e spontanisht po i çelej disponimi rreth rrugëtimit të saj prej këngëtareje të prezantuar, përpos në Kosovë edhe në qendra të ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri dhe gjithandej vendeve e qendrave ndërkombëtare në Evropë e, madje, edhe jashtë saj: në Austri, Itali, Gjermani, Francë, Hungari, Turqi, Izrael e ShBA, me rolin prej ambasadoreje të këngës së bukur shqipe përplot ritëm e vitalitet, duke shprehur, njëherësh edhe kulturën shqiptare në domethënien e gjerë edhe nga ky krah i kombit tonë, të ndarë me padëshirë, për të mos thënë me dhunë. Kështu, s’është për t’u habitur, marrë parasysh se Nexhmija, bijë e babait Vesel, me medresenë të kryer në Tiranë, dashamir i arsimit dhe mësues, ishte dhe shpërndarës i librave andej-këndej, madje dhe i përndjekur e i burgosur.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)