Prof.Dr. Gani Hoxha, i cili kohë më parë vdiq në Londër, do të varroset nesër në Varrezat e Prishtinës, bëri të ditur familja e tij.
Varrimi do të bëhet në orën 14, ndërsa në Fakultetin Filologjik të UP-së, ku punoi përreth katër dekada, do të mbahet një akademi përkujtimore në orën 11.
Prof.Dr. Gani Hoxha ishte profesori i parë që ligjëroi italishten në këtë fakultet. Ai kishte mbaruar romanistikën në Unversitetin e Beogradit. Pas mbarimit të fakultetit 14 punoi në Radio Prishtinën, e pastaj në Universitet.
Ishte autor i një fjalori italisht-shqip dhe anasjelltas dhe i shumë punimeve shkencore.
Artikuj të ngjashëm