Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nesër në Pejë hapet Panairi i Librit

Panairi i 4-të i librit në Pejë do të mbahet nga data 12-16 qershor 2017, me mbështetjen e Institutit Junus Emre në Pejë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sportit të organizuar nga Komuna e Pejës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport si dhe Biblioteka Rajonale Azem Shkreli.

Panairi do të hapet në qytetin e Pejës më datën 12 qershor 2017 në ora 11:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në panair përveç pjesëmarrësve nga Kosova, Shqipëria, Turqia dhe Ballkani pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, medieve dhe lexuesit e librit.

Në panairin tani më tradicional përveç shtëpive botuese nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova do të marrin pjesë edhe botimet si “Türkçem”, “Imza” BAL-TAM të shoqatës së shkrimtarëve turq të Kosovës. Po ashtu vizitorët do të mund të gjejnë edhe botimet e Institutit Junus Emre si dhe shumë tituj të përkthyer nga turqishtja në gjuhën shqipe.

Gjithashtu do të mbahet paneli me temën “Botimet dhe shtëpitë botuese në Kosovë dhe Ballkan”.

Në ditën e parë të panairit në ora 15:00 në Kuvendin Komunal në Pejë do të mbahet paneli “Botimet dhe shtëpitë botuese në Ballkan dhe Kosovë”.

Paneli do të udhëheqet nga Prof.Dr. Jeton Kelmendi dhe folësit Daut Demaku, Flora Brovina, Zeynel Beksaç dhe Prof.Dr. Nimetullah Hafiz, ndërsa pjesëmarrës në këtë panel do të jenë Prof. Dr. İrfan Morina, Enver Baki, Arif Bozacı, Agim Rıfat Yeşeren, Ethem Baymak, Nuran Malta, Dr. Taner Güçlütürk, Raşit Hanedan, Sümeye Cenolar si dhe shumë poet dhe shkrimtarë të tjerë.