Spanja refuzon ta njohë Kosovën shtet, por audienca spanjolle u ngrit në këmbë dhe për disa minuta nuk pushoi së duartrokituri një rrëfim kosovar.
“Nëntor i ftohtë” e çoi në San Sebastian një copëz historie për fillimvitet ’90. Premiera botërore e filmit nën regji të Ismet Sijarinës, që ka shkruar edhe skenarin bashkë me Arian Krasniqin, qe fillim i mbarë, shkruan sot Koha Ditore.
Entuziazmi i audiencës së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit – që mbushi sallën me kapacitet prej rreth 700 ulësesh – shihet në një video të publikuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, që ka bashkëfinancuar filmin e Sijarinës.
Një ekip nga Kosova, ka qenë prezent mbrëmjen e së enjtes, kur u dha premiera e “Nëntorit…”, në edicionin e 66-të të festivalit me nam. E jashtëzakonshme u konsiderua pritja që iu bë filmit atje, edhe në një komunikatë për media të lëshuar nga QKK-ja të premten. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
“Përndritje...” si homazh i portretit krijues të Kaçinarit, sonte në “Express”
-
Cannes nis numërimin së prapthi, Kosova i bashkohet me “Duan” e viteve ’90
-
Hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
-
“Dua” me adoleshenten e 1999-s e kthen Kosovën në Cannes
-
Federata spanjolle vazhdon me prezantim diskriminues ndaj Kosovës