Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës njofton opinionin e gjerë se me rastin e vdekjes së akademik Idriz Ajetit, në mjediset e Akademisë do të mbahet mbledhja komemorative në orën 13:00, ndërsa homazhet do të mbahen nga ora 13:30.
Varrimi i akademik Idriz Ajetit bëhet në varrezat e Prishtinës, në orën 15:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshe, sot është ndarë nga jeta në moshën 102-vjeçare, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe veprimtari i palodhshëm në zhvillimet tona shoqërore, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti.