Sarkofagu i një prifti egjiptian që daton prej më shumë se 2500 vite u shfaq drejtpërdrejtë të dielën në mbrëmje gjatë një emisioni në kanalin amerikan “Discovery”.
Ishte nëpërmjet dritës artificiale që arkeologu egjiptian, Zahi Hawass dhe njerëzit e tij hapën, të rrethuar nga kamerat, tre sarkofagë, njëri prej të cilëve ndodhej në sipërfaqe të varrit ndërsa tjetri në fund të një galerisë.
Por, ata u vonuan më shumë me të tretin, shumë më i madh dhe i sofistikuar, që mbante kufomën e priftit të madh të perëndisë Thot, që ishte shumë aktual gjatë dinastisë së 26-të (viti 664-525 para erës sonë).
“Ky njeri ishte si një mbret”, thekson Zahi Hawass, pasi pa cilësinë e balsamimit dhe të fashave që ishin të paprekura, ndryshe nga dy mumiet e para.
Thoti shpesh herë paraqitej nën formën e një zogu ibis dhe simbolizonte kryesisht urtësinë dhe magjinë./ATA
-
Zbulohen në Egjipt varret 3 mijë vjeçare të hyjnive Thot dhe Horus
-
Nis restaurimi i sarkofagut të faraonit egjiptian
-
Hulumtuesit drejt hapjes së sarkofagut misterioz të Egjiptit të lashtë
-
Muzeu i Madh i Egjiptit – kapitull i ri për trashëgiminë botërore
-
Arkeologët në Egjipt zbulojnë varrin e lashtë të kujdestarit të një tempulli 3200-vjeçar