Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Në Ditën Botërore të Poezisë, libër për Gani Xhafollin

Në kuadër të aktiviteteve në Kosovës për Ditën Botërore të Poezisë, është organizuar manifestim kulturor në përkujtim të jetës dhe veprës së shkrimtarit Gani Xhafolli. Manifestimi është mbajtur nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me këtë rast, është përuruar edhe libri i autorëve Reshat Sehitaj dhe Asllan Qyqalla “Gani Xhafolli, princ i letërsisë për fëmijë”.

Në aktivitetin e organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka marrë pjesë edhe ministri Kujtim Gashi, i cili, aktivitetin në fjalë e ka konsideruar si aktivitetin më të mirë e më adekuat për ta shënuar Ditën Botërore të Poezisë.

Image

“Jam shumë i nderuar që sot bashkë me ju po shënojmë Ditën Botërore të Poezisë, me një aktivitet të veçantë për një njeri të veçantë të letërsisë sonë për fëmijë, siç është princi letërsisë për fëmijë, shkrimtari i mirënjohur dhe i dashur për të gjithë ne, Gani Xhafolli”, është shprehur ministri Gashi, duke e uruar edhe komunitetin e shkrimtarëve për këtë ditë të shënuar.

Ministri Gashi, duke folur për veprimtarinë e shkrimtarit të ndjerë, Gani Xhafolli, solli në vëmendje se ai është përkthyer në gjuhë të huaja, duke depërtuar kështu tek lexuesit anglezë, francezë e spanjollë.

“Për vlerën dhe rëndësinë e veprës dhe krijimtarisë së Gani Xhafollit flasin edhe vështrimet e kritikëve letrar, të cilët e pasqyrojnë mendimin e thellë e botën e pastër shpirtërore të poetit që depërton përmes vargut në botën e fëmijëve shqiptarë që janë edhe këta fëmijë si të gjithë fëmijët e botës dhe poezia jonë po depërton edhe jashtë kufijve, po përkthehet, po lexohet e po pasurohet me poezinë e shkrimin shqip”, ka thënë ndër të tjera në fjalën e tij ministri.

Edhe Dita Botërore e Poezisë dëshmon fuqinë e vargut në harmoni e homazhe Kulturë Dita Botërore e Poezisë dëshmon fuqinë e vargut në harmoni e homazhe

Ministri ka theksuar se MKRS-ja i përkrah shkrimtarët dhe botuesit nëpërmjet politikave që janë në dobi të kultivimit dhe nxitjes së kreativitetit në artin letrar.

“Ne, Ministria e Kulturës, aktivitetet që kanë peshë e rëndësi të veçantë për krijuesit letrar, artistët, sportistët dhe rininë gjejmë forma, mundësi e kushte për t`i përkrahur, mbështetur e për t`i avancuar vlerat e mirëfillta letrare e artistike. Një prej këtyre evenimenteve të rëndësishme për kulturën , letërsinë e krijimtarinë shqipe është edhe ky eveniment që sot, në Ditën Botërore të Poezisë poeti ynë i shquar në letërsisë për fëmijë Gani Xhafolli”, ka thënë ministri.