Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ndërsa Ministria mburret, festivalet reagojnë edhe me refuzim subvencionesh

Të shpejta kanë qenë reagimet fill pasi Ministria e Kulturës ka shpallur listën e projekteve kulturore e artistike që i përkrah me buxhetin e këtij viti. Pos mospajtimeve me vlerësimet, ka edhe prej atyre që kanë refuzuar t’i pranojnë subvencionet e MKRS-së.

Me gjithë vonesën për publikimin listës së përfituesve të sivjetshëm, Ministria e Kulturës të martën është mburrur me faktin se në raport me vitin e kaluar e ka rritur buxhetin për projektet e pavarura kulturore për 134 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por përderisa në total sivjet institucioni më i lartë kulturor ka buxhet për 65 për qind më shumë sesa vitin e kaluar, projekteve kulturore dhe artistike nuk u është rritur buxheti as 20 për qind. Vitin e kaluar MKRS-ja kishte ndarë 746 mijë euro për skenën e pavarur kulturore, përderisa këtë vit 880 mijë e 530 euro.

Sivjet ky institucion ka buxhet prej 33 milionë eurosh, në raport me 19 milionë e 876 mijë euro, sa kishte për vitin e kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.