Tashmë ai nuk jeton. Njëri prej muzikantëve më të njohur në trevat shqiptare, Nuredin Azemi është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Anëtari i grupit të njohur muzikor nga Kosova “TRIX” vdiq papritur, ndërsa nuk bëhet me dije se cili është shkaku i largimit të tij nga kjo jetë.
Lajmin e trishtë e ka dhënë miku dhe anëtari tjetër i grupit “TRIX”, Veli Sahiti, në profilin e tij në Facebook.
“TRIX” janë ndër grupet e para muzikore shqiptare që u themeluan pas Luftës së Dytë Botërore së bashku me TNT, MAK dhe Luniazët.
Ky grup ka kënduar disa prej hiteve më të dëgjuara si: Zeshkania ime, Vallëzimi i Yjeve, Lamtumirë gjeneratë, etj.
Edhe
Vdiq vokalisti i grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi
Njoftimi i Veli Sahitit:
“Sot iku për në botën tjetër miku im, njëherit edhe anëtari i grupit ‘TRIX’ Nuredin Azemi. Pushoftë në paqe shpirti yt! I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty”./kohajonë