Kur në nëntor të vitit 1843 çeku Frantishek Zah (1807-1892) arriti në Beograd, ai përveçqë ishte një oficer i dëshpëruar nga mossuksesi i revolucionit në Poloni, i njihte dhe disa gjuhë sllave, dhe njohja e tyre sikur i jepnin atij kurajë se një ditë pansllavizmi do të ngadhënjejë, bile në Ballkan, ngase suksesin e tij e garantonin vetë kombet e paorganizuara të kësaj pjese të Evropës, dhe Perandoria Osmane, që tani po i mbante valixhet në dorë për t’ia mbathur nga trevat e turbullta ballkanike, shkruan Skënder Latifi në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.
Kështu projekti serbomadh i njohur si “Naçertania” i përpiluar nga çeku Zah do t’i dorëzohej ithtarit të Serbisë së Madhe, Ilija Garashanin dhe ky projekt do të ruhej me fanatizëm nga prijësit serbë, ngase, sipas tij, Serbia duhet të shndërrohet në shtetin qendror sllav në Ballkan, me mundësinë që Serbisë t’i bashkohen Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, si dhe Mali i Zi.
Princi serb që dëgjonte muzikë turke dhe flinte në dysheme
Vetëm njëzet vjet para se Frantishek Zah të shkelte në rrugët plot baltë të Beogradit, princi Milosh i Serbisë dhe familja e tij zbaviteshin nga një grup muzikantësh romë, të cilëve u printe violinisti me emrin Mustafa. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).