Kulturë

Muzika, mjeti sekret i diplomacisë

“Kur në një dhomë janë gjashtë politikanë dhe e hapni derën pas gjysmë ore mund t’i gjeni ata duke argumentuar e goditur njëri-tjetrin. Por kur i vendosni gjashtë muzikantë në një dhomë, vetëm muzika do të dalë jashtë saj, pas gjysmë ore”. Michalis Karakatsanis po flet nga përvoja, shkruan Deutsche Welle, transmeton Koha Ditore.

Administrator i “Cyprus Music Information Center” (Qendrës për Informacione Muzikore në Qipro), e di që bashkëpunimi muzikor mund t’i bashkojë njerëzit, madje edhe ata që ndahen me vijë të konflikteve politike - siç është “Zona e Gjelbër”, që nga viti 1964 një zonë mbrojtëse midis jugorëve, zonë e administruar nga grekët e qipriotët dhe veriorët, zonat turko-qipriote në një ishull të kontestuar që është shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Të shtunën e 10 qershorit muzika e ka shembur këtë ndarje, kur muzikantët greko-qipriotë e turko-qipriotë e kanë ndarë skenën së bashku në Pafos, për të performuar në Forumin Evropian të Muzikës të vitit 2017.

Performanca e tyre, një bashkëpunim ndërmjet qendrës së Karakatsanis dhe Orkestrës Kamertale të Qipros, në mënyrë perfekte reflekton temën që ka pasur forumi i sivjetmë: “Lidhja e kontinenteve - urat e kulturës”, që ekzaminojnë sesi muzika mund të shfrytëzohet si mjet i diplomacisë kulturore.

... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.